Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar si autor i vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani ka dështuar.
Dëshmitarët e thirrur për tu paraqitur në seancën e kësaj të marte kanë munguar.
Njëri prej tyre kishte paraqitur raport mjekësor, ndërsa për të tjerët Gjykata e Elbasanit nuk ka pasur asnjë lloj informacioni .
Sakaq seanca e radhës është lajmëruar të mbahet më datë 11 prill, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që munguan në seancën e kësaj të marte të thirren për tu paraqitur për të dëshmuar dhe për këtë do të kërkohet ndihma e policisë për ti shoqëruar për në sallën e gjyqit.
Si ndodhi vrasja
Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.
Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia, ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka nisur fill pasi forcat “Shqiponja” mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Kush është Pjerin Xhuvani
Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.
Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.
Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit./albeu.com/