Vrasja e oficerit në Lezhë, Salianji: Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut

Deputeti i PD Ervin Salianji ka dënuar vrasjen e oficerit të policisë në Lezhë dhe është shprehur se kushdo që bie në luftë me krimin, është dëshmor i atdheut.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë u diskutua vrasja e oficerit të Krimeve në Kune Vain të Lezhës.

Salianji i pranishëm në mbledhje ka kërkuar ndërprerjen e saj e mbajtjen e një minut heshtje për efektivin e vrarë në Lezhë.

Ndërsa debatonte me socialistin Naço, Salianji e ka konsideruar ngjarjen një atentat ndaj shtetit.

“Sot ka ndodhur një nga ngjarjet më të renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetës në krye të detyrës e një efektivi të ndershëm, nga të paktët që lufton realisht krimin dhe gjendjen e përhapur të kanabisit dhe drogës anë embanë Shqipërisë. Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut dhe ne që jemi të pranishëm fizikisht nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojmë ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojmë sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike”,  u shpreh Salianji./albeu.com