Ra në burg që 18 vjeç! I rritur nga gjyshërit me prindër të divorcuar, e shkuara e të riut që vrau sot policin (FOTO LAJM)

Policia është ende në kërkim të shtetasit 21 vjecar Aldi Rama i dyshuar si autor i vrasjes së nënkomisarit të Leshës, Saimir Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Vain të Lezhës.

Aktualisht forcat RENEA kanë lokalizuar autorit dhe janë në përpjekje për t’a kapur. Rami ka qëlluar mbi helikopterin e policisë.

Po kush është Aldi Rama?

Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.

Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.

Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata.  Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /albeu.com/