DETAJET/ Shkoi për t’i arrestuar shokun, si u vra oficeri i policisë gjatë aksionit në Lezhë (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e nënoficerit në Lezhë, Saimir Hoxha.

Burimet bëjnë me dije se oficeri Saimir Hoxha kishte shkuar të arrestonte të riun e identifikuar si Xhulio Vokrri.

Mësohet se Hoxha bashkë me shefin e Krimeve të Lezhës kishin organizuar një operacion për kapjen e Vokrrit, për të cilin kishin informacion se shoqërohej me autorin e vrasjes së sotme, Aldi Rama.

Xhulio Vokrri ishte shpallur në kërkim që nga 17 shtatori pasi akuzohet se ka plagosur 25-vjeçarin e identifikuar si Paulo Bushi (Ndoj), në fshatin Manati të Lezhës.

RRETHANAT E VRASJES:

Oficeri i policisë, Saimir Hoxha shefi i krimeve dhe një efektiv tjetër i Lezhës, i janë afruar makinës së autorit, për të ushtruar një kontroll mbi bazën se kanë të bëjnë me një person të dyshimtë, por menjëherë ka qëlluar Aldi Rama duke lënë të vdekur policin. Oficeri i policisë ka qenë me jelek identifikues të punonjësit të policisë, por jo me antiplumb.

Autori është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, ka braktisur makinën rreth 1 km nga vendi ku qëlloi. Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin në zonë dhe me mjetet speciale, një helikopter që patrullon gjatë gjithë kohës në zonë dhe një qen special po punon për kapjen e 21-vjeçarit, ndaj të cilit është vënë edhe një shpërblim prej 20 mijë euro kush jep informacione për të.

KUSH ËSHTË ALDI RAMI:

Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.

Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.

Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata.  Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

PLAGOSJA NGA XHULIO VOKRRI:

Një 25-vjeçar u plagos me armë zjarri në Manati të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes në qender të fshatit, ndërsa i plagosur mbeti Paulo Bushi “Ndoj”.

Ai u qëllua dy herë me pistolete në pjesen e këmbëve dhe u dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.

Ai është Xhulio Vokrri banues në Manati, ndërsa blutë janë vënë në ndjekje dhe po krehin të gjithë zonen me qëllim kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuatruar dy gëshoja pistoletë T.T si dhe janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa përsona të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarje.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dija se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes dy të rinjeve të cilët janë banues në të njëjtin fshat.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 15:17