Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, dy pistat ku po heton SHÇBA

Për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha, SHÇBA është përqëndruar në dy drejtime në hetimet për ngjarjen.

SHÇBA po kryen hetim administrativ dhe penal. Në drejtimin administrativ po verifikohen të gjitha procedurat që janë ndjekur dhe manualet që duhet të ndjek Policia kur ndërmerr një aksion anti-kanabis, planin operacional për asgjesimin e lëndës narkotike. A ka pasur urdhër shërbimi, urdhër pune e më gjerë.

Ndërkohë, në lidhje me hetimin penal, SHÇBA po heton në lidhje me mundësinë e një përplasjeje të mundshme të efektivëve të policisë pranë makinës ku ngjarja ndodhi. A ka pasur tejkalim kompetencash në përdorimin e armës, lëvizjet, paralajmërimet.

Në fokus të hetimit është edhe negocimi i RENEA-s me Aldi Ramën dhe nëse ka pasur thirrje me megafon për t’i kërkuar të dorëzohet. Po ashtu, në fokus të hetimit është edhe pajisja ose jo e jelekë antiplumb të efektivëve dhe verifikim i efektivit Saimit Hoxha nëse ishte ose jo në orar zyrtar të punës./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 12:48