I biri vrau policin në krye të detyrës, babai i Aldi Ramës vjen nga Greqia për varrimin e tij (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Durrës do të mbahet ceremonia mortore për ndarjen nga jeta të 21 vjeçarit që vrau nën-komisarin e policisë në Lezhë, Aldi Ramës.

Në varrimin e tij në orën 14:00 do të marrë pjesë edhe i ati i tij që ka ardhur posaçërisht nga Greqia.

Mamaja e tij Valbona Kolgjini ka hapur dyert e mortit dhe familjarë të shumtë kanë shkuar për ngushëllim në shtëpinë e saj.

Ndërkohë ka mbërritur para pak çastesh edhe babai i Aldi Ramës, shtetasi Rufan Rama i cili jetonte në Greqi.

Duke folur për mediat babai i 21-vjeçarit tha se nuk kishte kontakte me djalin e tij pasi ai jetonte në Greqi ndërsa Aldi Rama kishte vendosur të jetonte me gjyshërit e tij në Lezhë.

Ndërkohë dy prindërit e 21-vjeçarit ishin divorcuar vite më parë dhe sipas miqve e familjarëve të tyre ky ishte shkaku se përse Aldi i kishte përfunduar në këtë gjendje./albeu.com