Vrasja e “Kumbarit” të Shkodrës, zbulohet porosia e Veliut për drejtuesit e policisë

Ka zgjatur 2 orë takimi i Ardi Veliut  në Policinë e Shkodrës.

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i Ardi Veliut në Policinë e Shkodrës. Bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë Bardhok Pllanaj.

Veliu ka kërkuar ekzaminimin e provave të sekuestruara zyrtarëve të policisë së Shkodrës dhe grupit hetimor.

Gjithashtu mësohet se Veliu i ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për zbardhjen e vrasjes së Bardhok Pllanajt, ngjarje që tronditi qytetin e Shkodrës. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 6.04.2021 08:04