A do të luhet Juventus-Napoli? Flet eksperti

A do të luhet Juventus-Napoli pas 3 rasteve me Covid-19 te bardhezinjtë? Këtë herë po!

I ftuar te Radio Kiss Kiss, transmetuesi zyrtar i Napolit, Carlo Picco, drejtori i ASL të Torinos, siguroi për çështjet Covid-19 që po godasin Juventusin ditët e fundit, veçanërisht në kuadër të ndeshjes kundër ekipit të Gattusos:

“U takova me Profesor Testi, Drejtor i Departamentit të Parandalimit.

Pamja për rastet pozitive te Juventusi nuk ka ndryshuar, Juventus-Napoli do të luhet rregullisht nesër në orën 18.45”.

Pirlo nuk do të ketë si pasojë Covid-19 dy futbollistë: Bernardeschi dhe Bonucci.

Demiral sot ka marrë tamponin negativ dhe e ka kaluar sipas njoftimit bardhezi. Pritet të shihet nëse do të jetë në dispozicion.


Shtuar 6.04.2021 20:53