Vrasja e Everst Çakës me 12 plumba, zbulohet pista kryesore e hetimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, tre ditë më parë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Çaka dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Molebeg.

Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes.Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë.

Pista e dytë e hetimit është për një hakmarrje për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë iu ekzekutua i vëllai në Barcelonë.

Everest Çaka u vra në lagjen Skënderbej në Elbasan. Atë e zunë në pritë dhe e qëlluan me 12 plumba, në sy të bashkëshortes, e cila u plagos me një plumb në krahë./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 13:37