Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, priten të jenë prezente që në orët e para të ditës deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në Jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites.
Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 11 m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
