Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar sot me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 vjet më parë, më 6 shtator të vitit 2018, dhe shkak është bërë sherri për një pronë.
Ata ndodheshin në “arrest shtëpie pas vendimit të dhënë nga gjykata në qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim.
Më parë prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.
Pas shqyrtimit të të dhënave, gjykatësja e çështjes Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final; 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho./albeu.com