Vranë kryefamiljarin në Klos, nënë e bijë dërgohen në spitalin psikiatik

Mine Lezi dhe Aida Lezi (nënë e bijë) të cilat dyshohet se vranë 47-vjeçrin Ylber Lezi në Klos, janë dërguar në spitalin psikiatrik.

Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë, për t’i dërguar për kurim. Ato do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë. Sipas dëshmive të fqinjëve, viktima ishte përdorues në masë i alkoolit, bashkëshortja e tij vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa vajza kishte shfaqur shenja të depresionit./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 12:30