Situatë alarmante në Fier nga djegia e plehrave, tymi toksik “pushton” qytetin (VIDEO)

Prej ditës së djeshme në Fier kanë marrë flakë plehrat në landfill. Zjarri vijon edhe sot, ndërkohë asnjë masë nuk është ndërmarrë nga strukturat përkatëse.

Zjarri ka rënë në fushën e plehrave te “Vija e Ngjalës”, pika ku grumbullohen të gjithë mbeturinat e qytetit.

Zjarri ka bërë që i gjithë qyteti të pushtohet nga tymi dhe bloza, duke shkaktuar dëm mjedisor dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve të zonës./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 12:34