Dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombetar nga Policia e Malit të Zi pasi dyshohen si persona që kanë kryer një vrasje me 4 korrik të këtij viti, në Ulqin.
Vincenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç janë të dyshuarit kryesorë të vrasjes së shtetasit malazez nga Ulqini, Momçillo Gjurishić ( Momčilo Djurišić).
Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq, në konferencën per media u shpreh se: “Zyrtaret e Sektorit kunder krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit në Mal të Zi kanë kallzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit më 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se: “gjatë hetimit janë dokumentuar prova të mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, si dje është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre. Shtetasit shqiptarë ndodhen në arrati”.
Sipas së perditshmes Vijesti në Mal të Zi, dyshohet se këta shtetas kanë kryer vrasje me qëllim gjakmarrjen. Për çka kryeshefi i policisë kriminale Boshkoviq është shprehur se ” Kemi dyshime që mund të jetë kryer për hakmarrje por nuk kemi fakte konkrete”.
Ai gjithashtu ka theksuar se në bazë të të dhënave, dy shtetasit shqiptarë në territorin e Malit të Zi jane futur ilegalisht dhe se po të njëjtën ditë që është kryer vrasja, janë larguar në drejtim të Shqiperisë përmes pikës së kalimit kufitar Sukobinë-Muriqan.
Boshkoviq, në konferencën për shtyp, ka thënë se të gjitha të dhënat e grumbulluara kanë kryer në bashkëpunim me koleget nga Shqipëria. Për çka edhe i ka falenderuar ata.
Vrasja e 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardhur si pasojë e vrasjes së kryer në mars të 2017 kur djali i tij Savo Gjurishiq vret me armë zjarri shtetasin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç. Momçillo Gjurishiq është gjetur i vdekur në lokalin e tij në Ulqin pasditen e 4 korrikut./albeu.com