I riu që goditi 55-vjeçarin me 20 thika pranë një lokali: “U argëtova, do ta bëj sërish”, i thotë policisë

“U argëtova, do ta bëj përsëri sapo të dal.” Kështu është shprehur para forcave të rendit italian 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i arrestuar të shtunën, më 4 korrik, pasi sulmoi me thikë një burrë 55-vjeçar jashtë një bari në zonën e San Siros në Milano.

Të lidhura

None found

I riu u bllokua nga klientët e lokalit para se të mund të largohej dhe tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje. Megjithatë, sipas deklaratave të tij të para, kjo akuzë nuk duket se e shqetëson aspak.

55-vjeçari i plagosur ndodhet i shtruar në Spitalin Niguarda në Milano dhe vijon të jetë në gjendje kritike. Sipas forcave të rendit, ai u godit “nga pas, me një thikë 21 centimetra, duke e goditur 20 herë” në kokë, qafë, gjoks dhe bark.

Sulmi i rëndë me thikë u regjistrua i gjithi nga kamerat e sigurisë të vendosura jashtë lokalit.

Autori pritet të merret në pyetje nga gjyqtari mëngjesin e së hënës, më 6 korrik. Ndërkohë, prokurori ka kërkuar që arrestimi të konfirmohet, duke e vlerësuar të riun si rrezik për arratisje dhe për përsëritje të krimit.


Shtuar më 5.07.2026 16:49

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş