“Votoni Ukrainën”, Zelensky mesazh botës: Të gjithë do dëgjojnë gjuhën tonë (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në finalen e madhe të Eurovision-it mbrëmjen e sotme.

Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për Ukrainën, e cila momentalisht ndodhet nën agresionin rus.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush”, tha Zelensky.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, që prej datës 24 shkurt të këtij viti./albeu.com/