Dje e shtunë ka dështuar votimi i Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës. U votua dy herë për raundin e parë pasi nuk u bënë 80 deputetë që vendosen votën e tyre në kuti.
Në seancën e djeshme morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot.
Pas dështimit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se seanca do të mbahet sot në ora 17:00, mirëpo deri më tani nuk ka nisur asgjë.
Sot, pak deputetë janë parë duke hyrë në sallë.