Foto ilustruese
Një shqiptar ka hyrë në tualetin e një kompleksi dhe vjedhi një çantë shpine me disa sende personale dhe një iPhone me vlerë 1000 euro.
Ditën e djeshme karabinierët e stacionit Finale Ligure identifikuan dhe arrestuan një 30-vjeçar shqiptar, i pastrehë, i parregullt në territorin kombëtar, i prekur nga një urdhër dëbimi, falë sistemit të vendndodhjes së celularit.
Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili ndodhej në një banesë aty pranë me një pjesë të sendeve të vjedhura, u përpoq të bashkohej me të ftuarit e strukturës ku për disa momente i humbi nga sytë policisë dhe u largua por u kap dhe u bllokua nga ushtarakët pas një ndjekjeje prej disa metrash.
30-vjeçari ka rezistuar menjëherë duke mos dhënë detaje për identifikimin por i arrestuar nga karabinierët, nga kontrollet e mëvonshme rezultoi i parregullt në territorin kombëtar dhe me urdhër dëbimi ndaj tij./albeu.com