Karriera e Visar Bekajt ka qenë e lidhur fort me ngjyrat bardheblu. Gardiani, që aktualisht është pjesë e Tiranës, ka kthyer sytë pas në kohë në një intervistë të dhënë për “Telegrafin”, duke folur për periudhën kur ruante katërkëndëshin e Prishtinës në Superligën e Kosovës.
Të lidhura
None found
Bekaj u ndal te një nga zhgënjimet më të mëdha të asaj kohe, titulli i humbur, ndonëse skuadra kishte qenë shumë pranë trofeut. Po ashtu, ai pranoi se në një të ardhme të afërt mund të rikthehet te Prishtina për ta mbyllur aty karrierën si profesionist, një deklaratë që mund të interpretohet edhe si sinjal largimi nga bardheblutë e kryeqytetit në Superiore.
“Jam ndjerë shumë keq domethënë. E humbëm titullin me Feronikelin, në ndeshjen e fundit. Edhe pastaj me Gjilanin e kishim dy deri në tre xhiro para para fundit. Që ta jep ai të kuqin. Dal e largoj topin me kokë, përplaset Progni tek mua dhe unë e marr kartonin e kuq. Mendoj se është një gabim shumë i madh i arbitrit.
Pas atij viti e fituam Kupën dhe shkova në Tiranë. Shkova në Tiranë, Prishtina kampion. Thashë çfarë po bëhet, menjëherë kampion. Po shyqyr Zotit, vitin tjetër me Tiranën u bëra kampion.
Të ka mbetur peng që s’e ke fituar titullin me Prishtinën?
Si jo. Shumë qejf kam të bëhem njëherë me Prishtinën dhe shpresoj që në një të ardhme të bëhet. Pse jo. Kam qejf ta mbyll karrierën në Prishtinë”, u shpreh Bekaj.






