‘Vlerësime pas vdekjes? Nevrikosem shumë, e ulët’. Anila Bisha ndan emocionet e trofeut

Anila Bisha mori çmimin aktorja më e mirë në Dea Festival. Për këtë emocion ajo foli në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfeu se roli i Sanës që ka tek filmi “Vera pa kthim ” është deri më tani më i miri që ajo ka luajtur per shkak të pjekurisë profesionale.

Por sigurisht Anila theksoi se kur vjen puna për role të reja gjithmonë ka një moment stepje me veten kur e mendon një rol tjetër të ri.

Përveçse me regji të bashkëshortit të saj Besnikut, në këtë film luan edhe vajza e saj Rea.  Anila gjatë bisedës në studio rrëfen prapaskenat e xhirimit të një filmi, por edhe se si është të punosh bashkëshortin në sheshxhirime dhe me vajzën e saj, nëse ka ndonjë tolerim apo kritikë.

“Besniku është një nga regjisorët më autoritar në sheshxhirimet që unë kam punuar, kështu që jo gruaja po askush nuk goxon në shesh xhirim që të vërë në diskutim atë që ai ka në kokë për të realizuar”.

Ajo tregoi më tej se gjatë xhirimeve i kishte  ndodhur njëherë që ishte shumë e lodhur  dhe i kërkon regjisorit që një monolog të gjatë ta shtyntë për të nësërmen sepse nuk do e realizonte siç duhej, ndërkohë që ishte një nga skenat më të rëndësishme të filmit.

“I thashë “te lutem ta shtyjmë për nesër, jam e bnindur që unë sot nuk do ta jap  maksimumin. Jam e lodhur”.

Gjatë rubrikës në optikën e Anilës ajo pohoi se I vjen keq që artistët e mëdhenj vlerësohen më shumë pas vdekjes.

“Nevrikosem shumë kur i ngrenë elozhet pas vdekjes. Shumë e ulët… njeriun duhet ta vlerësosh sa është gjallë dhe ai t’i ketë marrë ato kënaqësi të punës”.

Nëse do t’i jepej mundësia që të luante rolin e një aktoreje të madhe të kinamatografisë shqiptare, ajo zgjodhi Roza Anagnostin.

Aktorja gjithmonë do të kujtohet për rolin që ka tek filmi Bolero, e cila edhe pse në moshë të re, korri sukses, jo vetëm për temën e filimit por edhe për mënyrën se si Anila performoi.

“Nuk kishte njeri që s’më ndalonte për filmin. Ishte tema shumë  e ndjeshme, ka dalë në 96, kur historitë e prostitucionit të vajzave ishin në masë. Fatkeqësisht ai film është akoma aktual”.


Shtuar 21.10.2021 18:28