Firzamonika 50 vjeçare bashkon 3 breza, befason 14 vjeçari nga Gjirokastra

Në familjen Selfo prej vitesh trashëgohet dashuria për muzikën dhe ruhet me fanatizëm kënga fëminore dhe ajo popullore. Gentian Selfo, një muzikant dhe kompozitor i njohur i qytetit të Gjirokastrës, pasardhës i të madhit Haxhi Selfo i njohur si babai i këngëve rinorë, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku zbuloi më tepër mbi vijimshmërinë e muzikës në familjen e tij.

Mësuesi i muzikës na prezantoi me të birin, Dejvin, i cili vetëm 14 vjeç zotëron një potencial muzikor të habitshëm dhe këndoi në studio sëbashku me babain dy këngë, “Për ty atdhe” dhe “Gjirokastra heroinë, di të presësh mysafirë”.

Por për Gentianin rrugëtimi artistik nuk ka qenë i lehtë. Ndonëse jetën ja ka dedikuar fëmijëve artistë, ai ka lëvruar edhe jashtë vendit.

“Unë 20 vite kam që merrem me botën muzikore të fëmijëve, pasi erdha nga emigrimi. Nuk mund të them që shkova atje dhe i gjeta të gjitha dyert e hapura. Si çdo shqiptar që emigron, as kapëm momentet dhe aktivitete muzikore. Kam punuar me muzikant të ndryshëm grek, nëpër buzuqe. Mësova mbi muzikën greke, që unë e kam shumë qejf dhe i këndoj shumë bukur.” – shprehu Gentiani.

Nuk mund të harrohen këngët e Pallatit të Pionerëve, të cilat kanë rritur breza të tërë fëmijësh. Por çfarë po ndodh sot me këtë rrymë muzikore? Gentiani shprehu se të rinjtë shqiptarë nuk rriten më me tinguj adapt për moshën e tyre.

“Kjo është koha, po. Edhe unë këto dëgjoj. Gjithmonë ajo dominon, pavarësisht se ne kemi këngë shumë të bukura. Ne kemi shumë për të folur, me fusha, me male. Pavarësisht se Shqipëria nuk zhvillohet shumë.” – tha 14 vjeçari Dejvi.

Në studio u ngrit shqetësimi për këngët e sotme që dëgjojnë fëmijët, teksa tejet I sinqertë Dejvi pohoi Noizy e Stresi.


Shtuar 21.10.2021 18:29