Vjen oferta e parë për Werder Bremen, 16 milion euro nga klubi i njohur anglez për Rashicën (FOTO LAJM)

Drejtuesit e skuadrës së Aston Villas mësohet se i kanë ofruar Werder Bremenit 16 milionë euro për ta transferuar Milot Rashicën këtë verë, ka raportuar të hënën “calciomercato”. Werder Bremeni nuk arriti ta sigurojë mbetjen në Bundesligë, për çka gjasat janë rritur edhe më shumë për largim të Rashicës.

Edhe gjatë afatit kalimtar t janarit, skuadra angleze kishte bërë ofertë për Rashicën, por ishin drejtuesit e Werderit që nuk e lejuan largimin e tij.

Interesim për futbollistin e Kosovës kanë shprehur edhe disa skuadra tjera në Gjermani, Angli, Itali dhe Turqi.

Rashica 24-vjeçar me Werderin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa këtë edicion në 24 ndeshje në Bundesligë, ka shënuar tre gola dhe ka asistuar pesë herë.

Shtuar 24.05.2021 17:41