Çfarë po ndodh? Shpërthen zjarri në mes të Oqeanit (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në mes të Oqeanit Paqësor në perëndim të gadishullit Jukatan të Meksikës. Shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një tubacion nënujor.

Videoja e zjarrit është bërë virale në rrjet, ku shiheshin flakët e ndrishme portokallit që hidheshin mbi ujë, duke i ngjasuar llavës së vullkanit.

“Syri i zjarrit” është cilësuar në media sociale, për shkak të formës rrethore që kishte flaka.

Zjarri qëndroi i ndezur për më shumë se 5 orë më pas u shua pa shkaktuar dame./albeu.com

 

Shtuar 3.07.2021 10:21