Vijojnë të rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë së njëjtës periudhë nuk është shënuar asnjë vdekje dhe janë shëruar 53 pacientë. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195 dhe numri total numri i rasteve aktive është 2.083.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.  Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 15:12