Vijojnë konfliktet në plazhe! Pronarit 55-vjeçar i digjen 60 shezlongë për shkak të konkurencës

Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare .
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shezlongëve e të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh!

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti  i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin   e vijes bregdetare ose konkurenca!

Por sipas burimeve shezlonget  kanë qenë ne pronësi të 55- vjeçarit Bilbil Domit , sa po shezlongëve i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme,ndërkohë që ai sa kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit, dhe për këtë , disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo , dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca./tch


Shtuar 28.06.2021 08:25