Reperi DMX u nda nga jeta pas sulmit që kishte nga mbidoza.
Ylli i hip-hopit, DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, konfirmoi familja e tij, shkruan lajmi.net.
Artisti tash e sa ditë ishte i shtrirë në spital pas sulmit që kishte në zemër, i cili i ishte shkaktuar nga mbidoza e drogës.
Reperi kishte një karrierë të bujshme në muzikë, numëroi shumë hite dhe ishte i nominuar për “Grammy”.
Ndër këngët më të njohura të DMX janë: “Get At Me Dog”, “Party Up”, “X Gon ‘Give It to Ya”.
Më 2013, DMX kishte mbajtur një koncert në Prishtinë, ku u prit nga një numër i madh i fansave të tij.
Ai këndoi disa nga hitet e tij të asaj kohe, ndërsa më pastaj ndejën e kishte vazhduar në një hotel në Prishtinë, ku ia tha valles bashkë me shqiptarët.