Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar në vrasjen e imamit në Zlipotok

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.H. dhe I.H., në lidhje me rastin e vrasjes së imamit G.T. në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit.

Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth shfrytëzimit të një livadhi.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet se, sipas kërkesës, i pandehuri B.H. më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje e ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin G.T. Bazuar në hetimet e deritanishme, rasti dyshohet të jetë pasojë e një konflikti të mëhershëm mes të pandehurit dhe viktimës lidhur me përdorimin e një prone, përkatësisht një livadhi. Sipas Prokurorisë, B.H. i ka shkaktuar viktimës plagë me mjet të mprehtë, thikë, dhe për pasojë G.T. ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, B.H. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Prokuroria njofton se i pandehuri I.H., babai i të pandehurit B.H., dyshohet se ndonëse ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të japë ndihmë pa rrezikuar veten apo personat e tjerë, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndihmuar viktimën, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Për këto veprime, I.H. dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” nga neni 188 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Shtuar 1.07.2026 20:25

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet