VIDEO/ Tmerr në avion, 30-vjeçari u rrezikoi jetën 193 pasagjerëve, hap portën e emergjencës

Një 30-vjeçar ka rrezikuar jetën e 193 pasagjerëve në një avion në Korenë e Jugut. Mediet e huaja shkruajnë se 30-vjeçari ka hapur papritur portën e emergjencës, gjatë uljes në aeroportin e Daegusë.

12 pasagjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital presioni i lartë i ajrit që hynte në kabinë u shkaktoi probleme me frymëmarrje, ndërsa 30-vjeçari u arrestua mënjehër pas uljes së avionit.

Motivet që e çuan autorin të hapë portën e emergjencës janë ende të paqarta, ndërsa ligjet parashikojnë që ai të dënohet me 10 vite burg./albeu.com/ 


Shtuar 26.05.2023 21:21