VIDEO/ Serbia bllokon autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë rrugën për në Kosovë me autobusë, janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci – Serbi.

Një nga pasagjerët i ka folur për Klankosova.tv , se pritjet janë mbi 4 orëshe ku pala serbe ua ka marrë dokumentacionet.

“Jemi duke pritë prej orës 3 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus kinse se nuk do të na vonojnë edhe shumë”.

“Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar në kushte anonime për Klankosova.tv.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet se autobusët po vazhdojnë të presin akoma, e për të cilën pritje nuk dihet arsyeja.


Shtuar 17.04.2024 09:21