Ditën e sotme, Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e para pas zyrtarizimit në krye të ekipit kuqezi, duke shprehur emocion dhe vlerësim për mundësinë që i është dhënë.
Tekniku italian theksoi se afrimiteti i tij me vendin dhe futbollin shqiptar ka qenë i hershëm, duke e konsideruar këtë detyrë si një hap të rëndësishëm në karrierë.
“E kam ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare dhe për këtë keni komplimentet e mia. Me jepet mundësia për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Duke qenë afër shtëpisë tuaj, diçka që unë e kam perceptuar gjithmonë. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është për të kërkuar të transferojmë atë dashuri për këtë fanelle, ta transferojmë në fushë, duke vënë të gjithë brendësinë time dhe stafin tim dhe ata që do njoh. Për mua është një impenjim që ndërmarr”, u shpreh ai në konferencë.

