TIRANË- Pas 66 ditësh proteste, revolte, rezistence dhe qëndrese, qytetarët vijuan të kërkojnë plotësimin e kushteve që i cilësojnë të panegociueshme, mes të cilave dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Nga sheshi “Nënë Tereza”, aktivisti Visuar Dalipi deklaroi: “Jemi të gjithë këtu për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, për të ndryshuar sistemin e korruptuar”.
Të lidhura
None found
Protestuesit marshuan në Tiranë duke lëshuar thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Nën brohoritjet “Ju erdhi fundi” dhe “nesër më shumë”, pjesëmarrësit dhanë mesazhin se protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.
Revolta e tyre drejtohet gjithashtu kundër gjithë klasës së vjetër politike, të cilën e akuzojnë se ka vjedhur dhe ka vepruar kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Në të njëjtën kohë, protestuesit i kërkuan SPAK-ut të hetojë politikanët e korruptuar dhe të arrestojë kryeministrin Edi Rama.
