Këtë të mërkurë, biznesmeni Pandeli Carapuli, është paraqitur në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami.
Carapuli është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Dhërmi, që dyshohet se është përfituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Të lidhura
None found
Sipas SPAK, Carapuli është biznesmeni i lidhur me Ballukun, e cila dyshohet se ka përfituar një vilë luksoze në kompleksin turistik “Ëhite Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut.
Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me një tender të përfituar nga kompania “Eurocol” sh.p.k. në kohën kur Balluku drejtonte Albcontrol.
Sipas hetimeve, vila dyshohet se është dhënë si përfitim i parregullt në këmbim të favorizimit të kompanisë në procedurën e tenderimit. Pasuria në fjalë ndodhet në resortin turistik “Ëhite Rocks”, në Dhërmi, dhe ka numrin F6.
Në njoftimin e saj, SPAK bën me dije se nga hetimet rezulton se Belinda Balluku, në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a., dyshohet se ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt nga shoqëria “Eurocol” sh.p.k. “Përfitimi i parregullt”, sipas Prokurorisë së Posaçme, vlerësohet në 145 mijë euro dhe konsiston në pasurinë e paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6 në resortin turistik “Ëhite Rocks”, në Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k. Pandeli Carapuli është pronari i vilave në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, ku ndodhet edhe pasuria që është bërë objekt i hetimit.






