FOTO/ Pamje tronditëse në spitalet e Larisës pas aksidentit tragjik, shumica e të vdekurve janë studentë

Pamja nga spitalet e Larisës, ku u dërguan dhjetëra të plagosur pas aksidentit tragjik në  luginën e Tempes, është zemërthyese.

Sipas informacioneve të GrTimes, deri më tani Spitali i Përgjithshëm i qytetit numëron 14 të vdekur dhe 20 të plagosur.

Njëri prej tyre është transferuar në Spitalin Ushtarak, i cili është në gatishmëri që nga mbrëmë. Shumica e të vdekurve janë studentë.

Ndërkohë në Spitalin Universitar janë transferuar trupat e 9 personave dhe 48 të plagosurve, prej të cilëve dy janë të intubuar në terapi intensive dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Sektori i Qarkullimit në Larisa ka ndërmarrë hetimet për aksidentin fatal të trenit në Tempi.

Hetimet vijojnë për ngjarjen, ndërsa tashmë po jepen deklarime në Drejtorinë e Policisë së Larisës, për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Deri tani raportohet se 32 persona kanë humbu jetën ndërsa mbi 80 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të mbijetuar./Albeu.com/


Shtuar 1.03.2023 07:47