Ditën e djeshme, një tërmet i fuqishëm goditi Veriun e Japonisë, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve.
Megjithatë, nuk janë raportuar dëme të mëdha në infrastrukturë.
Të lidhura
None found
Sipas Japan Meteorological Agency, lëkundja ndodhi në Oqeanin Paqësor pranë prefekturës Iwate në ishullin Honshu.
Agjencia raportoi një magnitudë prej 7.7 ballësh, ndërsa United States Geological Survey e vlerësoi atë në 7.4.
A tsunami has struck Japan. The first waves have hit the Port of Hachinohe in Iwate after the 7.4 magnitude earthquake. https://t.co/nQP1W2Wuyh pic.twitter.com/YUFLrkyqCK
— Mossad Commentary (@MOSSADil) April 20, 2026
Menjëherë pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami, me valë të mundshme deri në tre metra. Një valë deri në 80 centimetra u regjistrua në portin e Kujit, ndërsa valë më të vogla goditën zona të tjera të Japonisë veriore.
Më vonë, alarmi për cunami u hoq.
Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi jo-detyrues për më shumë se 182,000 banorë në zonat e prekura.
Ndërkohë, Fire and Disaster Management Agency konfirmoi se nuk pati zjarre apo dëmtime serioze infrastrukturore.
