Ilir Meta është shfaqur së fundmi në Prevallë në Kosovë pranë Prizrenit.
Kohët e fundit Meta ka shpërndarë postime në rrjete sociale nga Alpet dhe Bjeshkët e Shqipërisë dhe Kosovës, herë duke kërcyer dhe herë duke u zhytur në ndonjë liqen apo lum.
Kësaj here ka zgjedhur Prevallën ,por në një mënyrë disi të çuditshme, pasi në video Meta duket i zhytur tërësisht në përrua, pa lëvizur, por më pas ngrihet menjëherë lart duke përshëndetur ndjekësit.