Meta: U vlerësova me çmimin “Njeriu i Vitit” në Shkodër (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta është vlerësuar sot në Shkodër në një aktivitet të organizuar nga disa familje shkodrane me çmimin Njeriu i Vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është mirënjohës për këtë vlerësim.

“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin “Njeriu i vitit” në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.

Mirënjohje me përulësi! Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve”, shkruan Ilir Meta./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 20:15