VIDEO/ Meta i jep zgjidhje vapës, freskohet nga Lumi i Shalës: Përshëndes Bes Kallakun që më nxiti të hidhem

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vendosur që këto ditë të nxehta korriku t’i kaloj në lumin e Shalës.

Me anë të një video në Facebook, Meta shihet i ulur në lumë, ndërkohë që falenderon Bes Kallakun që e nxiti të hidhet në lumë.

Postimi i Plotë:

Ju përshëndes të dashur miq nga lumi i Shalës në Theth, në veçanti të gjithëve ju që jeni të dashuruar me këto mrekulli të Alpeve tona! Një përshëndetje të përzemërt për Bes Kallakun, i cili më nxiti të hidhem për herë të parë në lumin e Shalës! Përshëndes “Neomalësoren” në anën tjetër, si edhe Edmond Haxhinaston, si nip i Shalës që është dhe që më ka folur aq shumë për këtë vend të mrekullueshëm! Malet tona më të larta, ujrat tona më të kaltra.


Shtuar 14.07.2024 18:16