41-vjeçarja Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve, pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar.
41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social “TikTok” nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.
Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.
Për këtë ngjarje ka reagur edhe këngëtari Alban Skënderaj I cili shprehet se është fatale dhe e pafalshme nga ana e policisë që nuk ka reagur edhe pse denoncimi ishte bërë para 1 viti e gjysmë.
Postimi i plotë:
“Si çdo familjar dhe qytetar i regullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes se 41-vjeçares Bedrie Loka e cila është bullizuar sistematikisht në platformen e Tik Tok-ut. Ngushëllime të sinqerta familjes! Nuk dua të perseritem për fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platformë pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz. Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është qe 41-vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!! Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!
Përse?
A ka një arsye konkrete?
Nëse jo a ka përgjegjës për këtë?
A ka një hetim për këtë?
Një njeri ka humbur jetën!
4 femijë kanë humbur nënën!
Një bashkëshort ka humbur bashkëshorten!
Njerëzit duan përgjigje!!!!”