Haziri: Kërkesat tona mbeten në fuqi, do të kërkojmë llogari nëse institucionet heshtin

Çlirim Haziri, organizator i protestës “Jo në emrin tim!”, deklaroi se ndalja e tubimeve nuk nënkupton tërheqjen nga kërkesat e parashtruara.

Ai tha se, në rast se institucionet shtetërore zgjedhin heshtjen në vend të marrjes së përgjegjësisë, protestuesit do ta ruajnë të drejtën për të protestuar dhe për të kërkuar llogari.

Të lidhura

None found

“Fakti që ne nuk jemi çdo natë në shesh, nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat tona.

Përkundrazi, do ta ndjekim çdo vendim, do ta vlerësojmë çdo veprim, do të kërkojmë përgjigje për çdo zotim institucional dhe, nëse institucionet tona zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, ne e ruajmë të drejtën tonë për të qëndruar këtu në shesh, për të protestuar e kërkuar llogari”, tha ai.

 


Shtuar më 19.10.2026 15:12