Vetëm pak orë para protestës së opozitës, Rama merr masa duke “blinduar” institucionin

Vetëm pak orë para protestës së 20 shkurtit, në hyrje të kryeministrisë janë marrë masat duke “blinduar” institucionin.

Në pamje duket se kanë nisur punimet për “izolimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.

Kjo nuk është herë e para që merren këto masa, pasi edhe në protestat e mëparshme dera kryesore e Kryeministrisë është “blinduar”.

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.

Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.