Vetëm apo me Metën në zgjedhjet vendore? Kjo është përgjigja e Berishës

Ish-kryeminsitri Sali Berisha gjatë komunikimit me mediat është pyetur edhe në lidhje me zgjedhjet vendore, nëse do të hyjë vetëm apo në koalicion me Partinë e Lirisë.

Berisha është shprehur se është i hapur për koalicione , por do të diskutohet. Ai ka theksuar se primarë për të janë primaret.

Berisha: Ne mirëpresim dekretin, caktimin e datës së zgjedhjeve. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi. Sjell primaret që pas vendosjes së pluralizmit janë arritja më e madhe. Janë pluralitet brenda partisë, janë garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë. Ne presim me shumë përkushtim e kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.

Kjo do jetë, pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në PD. Ndaj e mirëpresim datën, do diskutojmë dhe jemi për koalicione, parimi bazë është se ne jemi për primare./albeu.com