Vetëhidhet nga 29-vjeçari në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital

Një 29-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tretë i një banese. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com