“Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?”/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se është i gatshëm të bëjë çdo “pazar” me Iranin, vetëm e vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi i është referuar reagimeve të fundit të Ramës ndaj zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

Të lidhura

None found

Sipas demokratit, Rama shpik armiq imagjinarë për të qëndruar në pushtet, teksa thekson se kryeministri nuk ndryshon nga regjimi i Ajatollahëve të Iranit, në raportin që ai ka me pushtetin.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

“Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur këtu. Iranin në këtë debat e fute ti. Ti akuzove protestuesit. Ti shpike komplotin me iranianë. Ti e kërkove këtë reagim. Tani, nuk besoj se ka mbetur njeri me dyshime se për karrigen tënde nuk njeh as kufij dhe as pasoja. Ti po provon se për karrigen tënde nuk e ke problem madje as të flirtosh me Iranin.

E vërteta është se nuk ndryshon nga ajatollahët në raportin që ke me pushtetin. Kush nuk të bindet, shpallet armik. Protestuesit armiq. Opozitarët armiq. Fqinjët armiq. Europianët armiq. Influencerët armiq. Sot Shqipëria ka vetëm një armik. Quhet Edi Rama. Dhe ka ardhur koha të largohet.”, shkruan Bardhi.


Shtuar 8.06.2026 23:26

Tags: ,
jojobetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbet girişJojobetmatbet girişpalazzobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetcasibomJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom GirişgrandpashabetJojobetcasibomjojobetcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobetJojobetGrandpashabetGrandpashabet