Vera nuk ka ndërmend të mbarojë! Java nis me rritje temperaturash 

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por nuk përjashtohet mundësia për reshje, sidomos në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior -Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 25°C. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.09.2021 08:03