Javë nis me shira dhe shtrëngata, parashikimi i motit për të hënën

Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikimit të motit për javën që presim përpara mund të themi se ajo pritet relativisht e paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditën e Hënë dhe ditët e tjera të javës që vjen.

Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e Hënë dhe deri ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e Hënë si dhe ditën e Enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.


Shtuar 5.09.2021 23:54

Tags: ,