Grupi i Enkeljed Alibeaj ka zbuluar këtë të shtunë dy kandidatë të tjerë për kryetarë bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Bëhet fjalë për bashkinë e Vaut të Dejës dhe për Patosin, ku do të kandidojnë dy gra.
Albeu.com mëson se Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë grupin e Alibeajt për Vaun e Dejës, ndërsa gjatë viteve të fundit ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushën e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.
Ndërkohë, për Patosin garon Pranvera Rizai. Kjo e fundit është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak, ndërsa aktualisht është mësuese./Albeu.com/