Vejusha organizoi vrasjen e burrit në WhatsApp, punësoi vrasës me pagesë (FOTO LAJM)

Një grua në Brazil ka organizuar vrasjen e burrit të saj dhe është kujdesur për çdo detaj derisa ajo të kryhej.

Organizimin dhe mbarëvajtjen e vrasjes ajo e ka realizuar përmes aplikacionit ËatsApp.

Toni da Silva Flor, 38 vjeç, vdiq pasi u qëllua pesë herë jashtë palestrës që ai zotëronte në Cuiabá, Brazil, më 11 Gusht të vitit të kaluar.

Gruaja e tij, Ana Cláudia Flor u arrestua javën e kaluar, pak më shumë se një vit pas vdekjes së burrit të saj, pasi policia tha se zbuloi prova që ajo e urdhëroi vrasjen në ËhatsApp.

Detektivët thonë se Ana ka paguar 3 persona të dyshuar për të vrarë Tonin. Burri i saj u qëllua nga një burrë i cili hapi zjarr pasi i thirri emrin.

Toni u dërgua në spital, por pas 2 ditësh ai humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të shumta që mjekët bënë për ta mbajtur në jetë.

Ai dhe Ana Cláudia ishin të martuar prej 15 vitesh dhe kishin tre vajza të moshës katër, tetë dhe nëntë vjeç.

Igor Espinosa, 26 vjeç, u arrestua këtë javë dhe pranoi se ishte një nga personat që ishin përfshirë në vrasjen e Tonit. Ai i tregoi hetuesëve se e bëri këtë me urdhër të Cláudia.

Sipas një deklarate nga Marcel Oliveira, nga DHPP (Stacioni i Specializuar i Policisë për Vrasje dhe Mbrojtje Personale në Cuiabá), janë identifikuar dy motive për vrasjen.

Motivi i parë është se viktima kishte disa lidhje të tjera dhe Ana i kishte zbuluar dhe motivi i dytë ishte see ajo kishte dëshië të trashëgonte biznesin dhe pasuritë e burrit të saj.

Ana Cláudia, e cila kishte 30,000 ndjekës në Instagram, postonte rregullisht homazhe për burrin e saj të vrarë.

Në ditën e Shën Valentinit ajo shkroi: Ne do të jemi gjithmonë bashkë, në një mënyrë ose në një tjetër, asgjë nuk do të na ndajë. Qoftë në lutje, mendime, kujtime, unë gjithmonë do të mbaj me vete, dashuria ime e përjetshme!

Pesë muaj pas vdekjes së Tonit, ajo ka shkruar: Në këto pesë muaj pa ty, unë përjetova dhimbjen më të madhe që mund të dinë qeniet njerëzore: mallin. Të ndjeva dhe më mungon çdo ditë dhe çdo natë, në çdo moment.

Që nga arrestimi i saj, llogaria është fshirë. Ana Cláudia ka mohuar çdo lidhje me krimin./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 15:37