Tragjike! Shembet ndërtesa në Torino, vdes një fëmijë 4 vjeçar shqiptar

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Itali. Një ndërtesë është shembur duke i marrë jetën një fëmije vetëm  4-vjeç, me origjinë shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se e ëma ia ka dalë të shpëtojë e gjallë nga shpërthimi i madh, ndërsa Aroni është ndarë nga jeta.

Shembja ndodhi para orës 9 të mëngjesit dhe zhurma u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna, shpërthim i cili erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi.

Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune.

Rreth orës 10.30 një burrë u identifikua gjithashtu nën rrënoja dhe së fundmi është transportuar në spital, por gjendja e tij duket stabile.

Dy djem të tjerë u shpëtuan jashtë ndërtesës dhe një 22-vjeçar, i cili jetonte në katin e dytë, pësoi djegie të rënda në 50% të trupit dhe është shtruar në spital. Për momentin nuk duket se ka persona të tjerë të përfshirë në kolaps. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.08.2021 15:43