Aktivizohet një vatër e re zjarri në Gjirokastër

Në fshatin Zhulat, njësia administrative Cepo, Gjirokastër ka shpërthyer një vatër e re zjarri në vendin e quajtur Hone.

Menjëherë pas zjarrit, njësitë e OMNZH-së me në krye komandantin Pëllumb Shalarin kaë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Veç kesaj janë angazhuar edhe banorë të fshatit në pamundesi të lenetrimit të mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.

Ne vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër sektori i Pyje-Kullotave dhe Agjencië së Shërbimeve./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 15:32