Vdiqën nga kërpudhat? Përcillen për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani

Ngjarja e rëndë që shokoi Shqipërinë e djeshme ku tre pjesëtarë të një familjeje gjetën vdekjen si pasojë e helmimit akoma vazhdon të ngjallë pikëpyetje, ndwrsa tre viktimat janë dërguar për në banesën e fundit në Gjilan.

Versioni se nëna, djali dhe nusja e tij u helmuan nga kërpurdhat që kishin mbledhur gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit, nuk pranohet nga familjarët e tre viktimave të cilët ngrenë dyshime mbi trajtimin mjekësor jo të duhur që kanë marrë të afërmit e tyre.

Djali i çiftit që ndërroi jetë, tha se ajo që e bën akoma më të dyshimtë rastin është shkaku i ngordhjes së qenit të tyre, për të cilin theksoi se kishte ushqim të veçantë me kokrra. /albeu.com/

 

Shtuar 9.05.2021 06:05